Sulm verbal ndaj zv.kryetares së Leposaviqit brenda objektit të komunës

Një incident verbal është raportuar të enjten në objektin e Komunës së Leposaviqit, ku një zyrtare e lartë komunale ka denoncuar kërcënime dhe fyerje nga një qytetar.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 18.12.2025 rreth orës 15:00, në Stacionin Policor është paraqitur ankuesja Marina Bogojovi., zv.kryetare e Komunës së Leposaviqit, e cila ka deklaruar se rreth orës 13:00, gjatë pauzës së punës, është ndaluar në korridorin e komunës nga i dyshuari  N. E, pronar i një restauranti.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari i ka prerë rrugën dhe ka filluar të bërtasë lidhur me një borxh të papaguar që, sipas tij, Komuna ia kishte restaurantit, duke e kanosur me fjalë se “do të vijë në shtëpinë tënde” dhe se “do të të keqtrajtoj çdo ditë, në punë dhe jashtë saj”.

Njësitë patrulluese kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku i njëjti është intervistuar dhe më pas është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetent, i cili ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të veprës penale.

Rasti është iniciuar si kundërvajtje – “Sulm verbal”, dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Arrestohet zyrtari i ministrisë së Liburn Aliut, u kap në veturën zyrtare me dy vajza serbe