Vdes Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar

Ka vdekur Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës.

Gashi ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij.

Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.

Lexo edhe:  Pacolli: Sado që isha i zënë, gjithmonë kisha kohë për nënën time