Skandaloze: Dëmtohet varri i ish-togerit të Policisë së Kosovës në Kamenicë – Policia nis hetimet

Një rast i rëndë është raportuar dje në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës, ku varri i ish-togerit të Policisë së Kosovës, Emin Kastrati, është gjetur i dëmtuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 20:30, ankuesi H. Kastrati ka njoftuar policinë se, gjatë një vizite rreth orës 15:00 në varrezat e fshatit, ka vërejtur dëmtime në varrin e familjarit të tij.

Në vendngjarje fillimisht ka dalë patrulla policore, ndërsa më pas edhe njësitë e hetimeve (NJHK) dhe krimtekniku, të cilët kanë kryer ekzaminimin e plotë të skenës.

Prokurori kujdestar, pas sqarimit të rrethanave, ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dëmtimi i varreve apo kufomave”, ndërsa hetimet e mëtejshme i janë deleguar NJHK-së.

Lexo edhe:  Banorët e Marecit tubohen për t’u njoftuar mes vete (VIDEO)