Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Suedia për krim të organizuar – i sekuestrohen para, telefona, një orë rolex

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”.

Sipas Policisë, ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari në lagjen “Marigona”, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  E rëndë: Ende pa u kryer, rrethi në Pestovë i merr jetën 21 vjeçarit nga Vushtrria