Thyhet arka e xhamisë në Dobroshec

Në Dobroshec të Drenasit është thyer arka e xhamisë dhe janë marrë mjetet që ndodheshin brenda. Besimtarët dhe banorët e zonës e kanë quajtur një akt të ulët, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend të shenjtë.

Ata kërkojnë që organet përgjegjëse të veprojnë sa më shpejt, të hetojnë rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë personin që ka kryer këtë dëmtim. Bashkësia lokale u bën thirrje edhe vetë banorëve që të kenë më shumë kujdes e vëzhgim, që situata të tilla të mos ndodhin më.

Lexo edhe:  Presidentja Osmani iu nënshtrohet një intervenimi kirurgjik