Mërgimtari kosovar vdes në Mekë pasi kreu Umren, do të varroset atje

Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.

KlanKosova.tv mëson se i ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Mësohet se ndjeri është Kenan Haliti nga Ferizaj, i moshës rreth 50 vjeçar

Sipas burimeve të redaksisë, ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.

Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.

Kosovari do të varroset në Mekë.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person njoftone menjëherë Policinë