“Qendra e rinumërimit në Mitrovicë ishte qendër krimi” – Behrami: Ky rast është ndër skandalet më të mëdha zgjedhore në Kosovë!

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, thotë se një ndër skandalet më të mëdha elektorale në Republikën e Kosovës është votimi në Mitrovicën e Jugut.

Behrami thotë se ky veprim nuk është udhëhequr vetëm nga grupe kriminale dhe individë por kjo është një inzhiniering shtetëror i cili është mundu të përmbysë një rezultat legjitim në komunën e Mitrovicës.

Ai thekson se thirrja e PDK-së është që të shkohet në rivotim në Mitrovicë, jo për të marrë pushtet e as për Arian Tahirin por siç thotë ai të mbrojmë vlerat demokratike.Sipas tij Kurti, edhe në zgjedhjet nacionale në mungesë të përkrahjes popullore do mundohet të fusë sërish duart në kutit e votimit për të të ndryshuar në mënyrë artificiale rezultatin dhe për të vjedhur votat e qytetarëve siç thotë ai.

“Unë mendoj që kjo është ndër skandalet më të mëdha elektorale në Republikën e Kosovës, meqë nuk është udhëhequr vetëm nga grupe kriminale dhe individë por kjo është një inzhiniering shtetëror i cili është mundu të përmbys një rezultat legjitim në komunën e Mitrovicës. Gjatë këtyre ditëve kanë dal shumë fakte të cilat e dëshmojnë që procesi ka qenë i parregullt, jo legjitim dhe jo legal, prandaj thirrja e Partisë Demokratike e Kosovës është që të kemi një rivotim në Mitrovicë, jo për të marrë pushtet, jo për Arian Tahirin por që të mbrojmë vlerat demokratike në të cilat ne kemi investu kaq gjatë dhe kaq shumë, dhe të parandalojmë një precedent shumë të rrezikshëm në komunën e Mitrovicës i cili neser mund të përdoret në zgjedhjet nacionale ku zoti Kurti në mungësë të përkrahjes popullore do mundohet që të futë sërish duart në kutitë e votimit për të ndryshuar në mënyrë artificiale rezultatin dhe për të vjedhur votat e qytetarëve”, vlerësoi ai.Behrami thekson se reagimi i shpejt nga KQZ, Prokuroria dhe kompania rrit mosbesimin te qytetarët e Mitrovicës, sepse siç e quan ai ishte një reagim zingjir.
Ai thotë se duhet të rikthehet besimi në institucione të cilat dikur kanë qënë të pavarura dhe janë udhëhequr nga zonja Daka kurse tani sipas tij janë të kapura dhe udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe:  Pronari i Golden Eagle që e përkrahu Kurtin: Nuk e kemi pritur këtë shtrenjtim të jashtëzakonshëm të rrymës

“Reagimi i shpejtë i KQZ-së është i panatyrshëm, është shumë i quditshëm dhe më shumë ka kriju dilema dhe pyetje sesa që ka zgjedhur problemin, sepse KQZ në vend që të kontaktoj kompaninë për gabim teknik ajo do duhej të kontaktonte Prokurorinë nëse ka pas aty manipulim, tren bullgar, pra ku e din KQZ që ka qenë gabim teknik dhe kjo e shton edhe më shumë dozën e mosbesimit te qytetarët e Mitrovicës. Pse KQZ ka shpejt, kompania reagoi kaq shpejt, prokuroria, një prokuror që është kusheri me kandidatin e LVV-së, reaguan zingjir kaq shpejt, kjo rrit edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve të Mitrovicës i cili do të reflektohet në mosbesim edhe te qytetarët e Kosovës në institucione që dikur kanë qenë të pavarura që dikur janë udhëhequr nga zonja Daka dhe tash janë të kapura që janë udhëhequr nga LVV. Duhet të rikthehet edhe njëherë besimi te KQZ, besimi te institucionet e Kosovës, besimi te shteti i Kosovës i cili duket se është involvuar në manipulim të votave në Mitrovicë”, tha ai.Tutje, deputeti thekson se tendenca për ta vazhduar rinumrimin ka qenë tendencë për të fshehur vendin e krimit sepse sipas tij qendra e rinumërimit në Mitrovicë ishte një qendër e krimit.

“Unë mendoj që tendenca për ta vazhduar rinumrinin kanë qenë tendencë për të fshehur vendin e krimit, qendra e rinumrimit në Mtirovicë nuk ka qenë një qendër e rinmrimit por ka qenë një qendër e krimit ku është dashtë të vendoset shiriti i policisë dhe i prokurorisë speciale, aty nuk është dashur që të vazhdoj numërimi por është dashur të vinin fornezika dhe hetuesit për të shikuar atë vend, për të shikuar atë krim që ka ndodh dhe për të identifikuar të gjitha ato parregullësi që kanë ndodh brenda një procesi zgjedhor në Mitrovicë”, përfundoi ai për GazetaBlic

Lexo edhe:  Viktima e dhunimit në Vushtrri është me të meta psikike, motra e saj njoftoi Policinë