Matoshi e VV-së: O flaka me ju dalt krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka me ju dalt krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:  Ish-bashkëshortja i shkon në banesë dhe ia godet derën me shkelma – Intervenon policia për dhunë në familje