Lajm i hidhur: Vdes punëtori që ra nga kati i gjashtë, Rinor Haxhiu

Punëtori Rinor Haxhiu ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të rënda të marra nga rënia aksidentale nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 tetor 2025, kur Haxhiu kishte rënë nga lartësia gjatë punimeve ndërtimore, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, por pas disa ditësh përpjekjeje të mjekëve, familjarët kanë njoftuar se ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij janë shprehur të tronditur nga humbja e parakohshme e Rinorit, i cili njihej si një punëtor i përkushtuar dhe njeri i dashur për të gjithë.

Autoritetet përkatëse janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se u privua nga jeta me armë zjarri në Dumnicë të Epërme