“Tybe s’jam kurrqysh”/ Një nga të akuzuarit për 400 kg drogë shfaq shqetësimet shëndetësore përpara gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve narkotikë, që u gjetën në Lipjan.

Avokati i të akuzuarit Kadri Sheqiri pohoi se klienti i tij ka personalitet të çrregulluar, të shoqëruar me ankth.

Ai ka kërkuar që për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore, Kadriu të pushojë kohë pas kohe dhe të ketë pauza 10-minutëshe çdo orë të seancës.

Trupi gjykues pohoi se ka pranuar informacionin se Sheqiri është i shqetësuar, prandaj edhe i ofroi mundësinë të mos merret sot në pyetje.

“Po tybe s’jam kurrqysh. Nëse është e mundur të vazhdojnë këta tjerët sot” deklaroi i akuzuari Kadri Sheqiri.

Kërkesa e tij u miratua nga trupi gjykues. Të dyshuarit akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.

Rasti ndodhi në maj të 2021-tës

Lexo edhe:  Prishet moti, nga orët e pasditës pritet rrebesh