Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës dyshohet se janë helmuar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për 6 ose 7 nxënës.

Ai tutje ka treguar se nxënësit janë bartuar me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore”.

“Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse”, ka thënë Gashi.

Lexo edhe:  Arrestohet një person në Vushtrri, ushtroi dhunë ndaj katër grave