Aksidenti fatal në Drenas/ Arrestohet shoferi që e la të vdekur 56-vjeçarin
Dje rreth orës 17:00 në rrugën Bardh i Madh-Drenas, në fshatin Dobroshec ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, ku viktimë ishte 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, Selver Lladrovci (këmbësor) dhe një veturë në lëvizje.
Policia sot ka njoftuar se është arrestuari shoferi i veturës pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur 56 vjeçarin.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.