Përfundon me sukses kërkimi për 52-vjeçarin e zhdukur nga Novobërda, gjendet shëndoshë e mirë

Një rast shqetësues i raportuar mbrëmjen e së martës në Novobërdë ka përfunduar me një epilog të lumtur.

Sipas informacioneve, më 14 tetor 2025, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor të Novobërdës ishte paraqitur N. I, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të axhës së tij, Shaban Isufi, që kishte dalë nga shtëpia rreth orës 15:00 dhe nuk ishte kthyer më.

Pas një kërkimi të gjerë që zgjati më shumë se 24 orë, mbrëmjen e 15 tetorit, rreth orës 21:30, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Mramur, afër një ure, nga vetë djali i axhës së tij.

Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente të kërkim-shpëtimit, ndërsa pas gjetjes, është konstatuar se Isufi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti është mbyllur me sukses.

Lexo edhe:  Grumbullohen 137 mijë euro për shërimin e Rinesa Kamberin, mbrëmë u nis për Turqi