Arrestohen gjashtë persona në Viti, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar në Viti, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike.

“Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Albanian Post: Trupi i Ervis Martinajt gjendet i ndarë në 6 pjesë