Syla për Mitrovicë: Ka ndodhë diçka në Shipol, aty Kurti ndejti deri në mëngjes – po hetohet

Gazetari Valon Syla ka ngritur shqetësim për procesin zgjedhor në Mitrovicë, atje ku tri Exit Poll ia huqën rezultatit, meqë Faton Peci i VV-së doli afër Arian Tahirit të PDK-së.

Syla në Pressing T7 tha se diçka ka ndodhur në lagjen Shipol të Mitrovicës, pikërisht aty ku Albin Kurti qëndroi deri në orët e hershme të mëngjesit para hapjes së votimeve.

“Informata është që Shipoli po hetohet”, tha Valon Syla, i cili tha se s’është e mundur që tri Exit Poll të ndryshëm ta bëjnë huqjen e njëjtë në vendin e njëjtë.

Fillimisht Exit Poll e vendosën PDK-në të parën pa balotazh në Mitrovicë, me 51% PIPOS, me 56% UBO dhe me 58% Albanian Post.

Lexo edhe:  Moti merr kthesën drastike, ja çfarë do të ndodh me temperaturat në fundjavë