Hamas shpall fundin e luftës në Rripin e Gazës
Lideri i dëbuar i Hamasit nga Gaza, Khalil Al-Hayya, deklaroi sonte se lufta ka përfunduar dhe se fillon një armëpushim i përhershëm.
Ai theksoi se marrëveshja përfshin:
Hapjen e kalimit Rafah në të dy drejtimet;
Lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite;
Garanci nga SHBA, ndërmjetës arabë dhe Turqia se lufta në Gaza ka përfunduar përfundimisht.
Megjithatë, ndërkohë, një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, deklaroi nga Egjipti se “asnjë palestinez nuk pranon çarmatim” dhe se palestinezëve u nevojitet “armë dhe rezistencë.”
Deklarata e tij bie ndesh me planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon çarmatosjen e Hamasit, si dhe me deklaratat e përfaqësuesve të tjerë të lëvizjes palestineze.
Aktualisht, është në zhvillim një mbledhje e Qeverisë izraelite, ku pritet të ratifikohet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ende po kryen operacione në terren.