Arrestohet gruaja e politikanit në Kumanovë – dyshohet se është e lidhur me atentatin ndaj burrit të saj
Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut që u plagos dje në Kumanovë. Ka dyshime se ajo është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Zekirja Shaini.
Në njoftimin e policisë nuk jepen më shumë detaje se për çfarë motivesh bashkëshortja do ta kishte eliminuar të shoqin.
Mjeku pulmolog, Shaini, po ashtu është edhe bartës i listës së AKI-së për këshillin komunal të Likovës, por se katër plumbat që i mori në trup nuk ishin për ndonjë motiv politik, e konfirmoi edhe vetë mjeku Shaini përmes një statusi në Facebook.