170 mijë pensionistë në Kosovë me 120 euro në muaj, Kastrati: Nuk na mjaftojnë as për një shujtë gjatë ditës

Pensionistët në Kosovë vazhdojnë të marrin pensione të ulëta, që shpesh nuk mjaftojnë as për shpenzimet bazike ditore.

Për gjendjen në të cilën ndodhën kjo kategori e shoqërisë, ka folur për Front Online, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati.

Ai tha se situata është alarmante dhe se shumica e tyre nuk arrijnë të përballojnë as shpenzimet më bazike të përditshme, duke përfshirë ushqimin e nevojshëm për një shujtë të vetme gjatë ditës.

Ai tha se rreth 170 mijë pensionistë marrin vetëm 120 euro në muaj, që përbën mbi 50-60% të të gjithë pensionistëve.

“Me këtë pension nuk mund ta sigurosh një shujtë gjatë ditës, lerë më të flasim për shërbime të tjera. Ata që i kanë 120 euro dhe nuk është numër i vogël është diku 170 mijë njerëz që kanë 120 euro pensionin mujor, domethënë mbi 50-60% të pensionistëve janë nën nivelin e çdo kriterit për standard të jetës”, tha ai

Lexo edhe:  Llapjani e bën bashkëshorten për spital, ajo e denoncon dhe shkon me fëmijët në strehimore