Pacienti e rrah punëtorin shëndetësor në Emergjencën e Mitrovicës, u fjalosën për një tretman mjekësor

Një punëtor shëndetësor i Emergjencës së Mitrovicës është sulmuar fizikisht nga një pacientë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur pas një fjalosje rreth një tretmani mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një tretmani mjekësor, ka sulmuar fizikisht viktimën”.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Lexo edhe:  Arrestohet gruaja shqiptare që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin në Itali