Aksidentohen pesë automjete në afërsi të Komoranit, Policia: Disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, ku janë përfshirë pesë automjete.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, i cili bëri të ditur se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Njësitet kompetente policore per menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marr me procedurat e nevojshme te vendit te ngjarjes dhe identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti. Sot ka pas raportime edhe per aksidente tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet ne dispozicion.”, tha ai.

“Apelojmë tek të gjithë pjesmarrsit në trafik në veqanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogelohet dukshmeria dhe rrugët bëhen të rreshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndermerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njesitet relevate te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor.”, shtoi tutje Hoxha.

Lexo edhe:  Dikush në Kosovë e ka emrin Bubrec