Vdes një person pas aksidentit në mes të traktorit dhe një veture

Në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia.

Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Gjykata Speciale arreston Fahri Fazliun