“Remi” me metaforë interesante godet Kurtin: Rrugët e partneritetit me miq i hapi Hashim Thaçi

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka komentuar deklaratën e DASh-it për gazetën Nacionale, e cila e demanton kryeministrin Albin Kurti për arsyet e pezullimit të dialogut strategjik.

Ai ka bërë me dije se në situata të tilla udhëheqësit duhet të krijojnë rrugë të reja të bashkëpunimit.

Në profilin e tij në “Facebook” ai ka postuar një fotografi, e cila në mënyrë metaforike tregon se si hapet rrugët nga liderët.

Ai ka treguar se rrugët e partneritetit që krijuan shtetin e Kosovës u hapen me guximin e udhëheqësit Hashim Thaçit.

“Departamenti i Shtetit demanton Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, vendimi për pezullim bazohet në veprimet e qeverisë.” Rrugët nuk hapen vetë. Ndjekësit duhet ta dinë se sa e vështirë është dhe sa guxim kërkon nga udhëheqësi krijimi i një rruge të re. Duhet guxim t’i çelësh aty ku duket se nuk ka dalje. Kur ato bëhen të lehta për t’u kaluar, shumëkush harron kush i hapi. Por sa herë që bëhen sërish të vështira, të gjithë kërkojnë udhëheqësin. Rrugët e partneritetit që krijuan shtetin tonë nuk lindën rastësisht, ato u hapën me UÇK-në dhe me guximin e udhëheqësit Hashim Thaçit, që dinte nga t’ia fillonte”, ka shkruar Mustafa

Lexo edhe:  Nëse e shihni Sokol Halilin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në QKUK, lajmërojeni menjëherë Policinë