Bastiset ‘KRU Gjakova’, shkak tri kontrata të dyshimta

Për herë të dytë Drejtoria e krimeve ekonomike në koordinim me Prokurorinë Speciale ka bastisur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Siç raporton kallxo.com bastisja është kryer sot nga hetuesit e krimeve ekonomike ndërsa cak janë tri kontrata të dyshimta, ndër to edhe kontrata për blerjen e barkës. Bastisje në lidhje me tenderin për blerjen e barkës.

Kujtojmë se kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” kishte ble një barkë/anije të vogël në vlerë 24 mijë e 500 euro por që e njëjta nuk arriti të shfrytëzohej pasi që u sekuestrua nga ana e Doganës dhe Policisë së Kosovës, ishte marrë  në trajtim nga Prokuroria Speciale.

 

Lexo edhe:  Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës