E dhimbshme: Ky është burri që u godit për vdekje nga vetura në Drenas

02 Press pak më herët ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.

Sinjali mëson se viktima është 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.

Lladrovci nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion, teksa është identifikuar edhe i dyshuari.

Lexo edhe:  Deputeti i VV-së: Të mos ju lejohet grave të pamartuara të lindin fëmijë