Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet për dhunë në familje – vajza e mitur konsumoi domestos, përfundon në QKUK

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Balincë të Vushtrrisë.

Sipas informacioneve, më 28.09.2025, rreth orës 22:00, nga emergjenca në Vushtrri është njoftuar Policia për një vajzë të mitur që kishte kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kishte konsumuar pajisje higjienike (domestos). Gjatë bisedës me viktimën, ajo ka deklaruar se kishte ndërmarrë këtë veprim për shkak të dhunës që babai i saj kishte ushtruar ndaj nënës së saj.

E mitura është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Me rastin është marrë Njësia e Dhunës në Familje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari R.I (1976), pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, e mitura dhe nëna e saj do të intervistohen në vijim, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Rrokulliset vetura në rrugën Skenderaj-Klinë, lëndohet shoferi