Lajm i dhimbshëm: Vdes tragjikisht në moshën 28-vjeçare Erik Ferati
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur rajonin, ku ka humbur jetën i riu 28-vjeçar, Erik Ferati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Duhel–Carralevë, pas një përplasjeje të fuqishme ndërmjet automjetit me të cilin ai po udhëtonte dhe një autobusi.
Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe komuniteti ku ai njihej si një djalë i dashur dhe plot jetë.
Familja Ferati po përjeton ditë zie, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta për humbjen e parakohshme të Erikut.