“Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, Gresa rrëfen momentin e rëndë kur takoi Gjestin

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ka reaguar pas tragjedisë që goditi familjen Kelmendi, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i këngëtarit Gjesti.

Gresa tha se ka qenë pranë familjes në këto ditë të vështira dhe se dhimbja e tyre ishte e pamatë.

Ajo tregoi se takimi me familjen dhe me Gjestin vetë ishte i mbushur me lot, trishtim dhe përqafime të gjata.

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë e zemrat. Çdo dorështrëngim e çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin. Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë!”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Gresa ndau edhe fjalët prekëse që Gjesti i tha gjatë atij momenti: “Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, duke e bërë reagimin e saj edhe më emocional për ndjekësit.

Lexo edhe:  Historia e dhimbshme e familjes nga Gjakova: Djali humbi jetën tragjikisht dje, para disa vitesh iu vdiq vajza