Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

Shërbimi Korrektues i Kosovës shpreh falënderimin për mirëkuptimin e të burgosurve gjatë zhvillimit të këtij aksioni, i cili ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë dhe mbajtjen e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

Lexo edhe:  Një qytetar i Kosovës kanoset me armë zjarri nga katër persona të maskuar në Leposaviq