Parashikimi i motit gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga e në disa rajone edhe me rrebeshe shiu të cilat mund të përcjellën me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, por nuk priten reshje në të gjitha viset.
Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.
E diela po ashtu kryesisht e vranët dhe me riga shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje dhe rrebeshe paksa më intensive, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat edhe ndonjë gradë më të ulëta.
Mot i ngjashëm pritet edhe në fillim të javës së re, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe rigave kryesisht të dobëta lokale të shiut. Temperaturat pa ndonjë ndryshim do të mbetet freskët./MeteoBallkan