Ky është 34-vjeçari nga Ferizaj që u prangos për sulmin ndaj të miturit në Prevallë

Një incident të rëndë ndodhi në Prevallë të Prizrenit, ku një i mitur u bë viktimë e dhunës fizike.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se personi që u arrestua nga policia është Betim Shabani, rreth 34-vjeçar, i cili akuzohet se më 6 gusht, rreth orës 16:00, pas një zënke verbale, e kapi për dore dhe e goditi me shuplakë në kokë të miturin B. K., rreth 17-vjeçar, që ishte duke punuar si shitës ambulant në atë zonë turistike.

Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari gjatë incidentit kishte marrë edhe një armë nga vetura e tij, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Më 25 shtator, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, Policia realizoi kontrolle në veturat dhe banesën e 34-vjeçarit në Ferizaj, ku gjeti dhe sekuestroi: Një pistoletë të markës MOSSBERG MC1 SC, kalibër 9mm Luger, një karikator pistolete, një leje për armë të lëshuar nga RKS, një leje për lëvizje me armë

Megjithëse kishte leje, mbajtja e armës është konsideruar e paautorizuar, prandaj Prokuroria Themelore në Prizren ka iniciuar ndaj tij rastin për veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit dhe po mbahet në Qendrën e Ndalimit.
Hetimet lidhur me rastin janë në vijim.

Lexo edhe:  Kurti: 30 persona të armatosur rëndë janë të rrethuar nga Policia e Kosovës, i ftoj të dorëzohen