Në sondazhin e brendshëm të VV-së, Arian Tahiri u del fitues me mbi 50% – acarohet dega e GUXO, nis strategjia e „fushatës së zezë“ me Sami Lushtakun e sulme personale
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë këto ditë sondazhin e fundit të porositur për nevoja të brendshme të partisë, ku u bë matja për secilën komunë.
Sic është mësuar nga burime të sigurta brenda VV-së, sondazhi e ka nxjerr humbës kandidatin e GUXO-s, Faton Peci, që në raundin e parë, shkruan „Jepi zë“.
Në këtë sondazh, kandidati i PDK-së Arian Tahiri ka dalë i pari me mbi 50%, gjë që nënkupton se gara për Mitrovicën mund të mbyllet pa balotazh.
E kjo gjë është vërejtur këto ditët e fundit, kur ka nisur ndryshimi i strategjisë nga partia GUXO, të cilët kanë nisur sulme ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.
Sipas strategjisë së njohur dhe të përdorur shumë tashmë, do të përdoret figura e Sami Lushtakut, për ta goditur kandidatin e PDK-së, gjoja kontrollohet nga ai. E njëjta strategji ishte përdorur edhe nga Agim Bahtiri kundër Bedri Hamzës.
Po ashtu, pjesë e strategjisë së re janë edhe sulmet personale ndaj kandidatit Arian Tahiri, me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.
Këto detaje të strategjisë i ka mësuar redaksia e „Jepi zë“ përmes burimeve nga brenda Partisë Guxo në Mitrovicë dhe është ndryshim i kursit pasi para disa javësh ishte bërë strategjia që të mos sulmohet kandidati i PDK-së me arsyetimin se „po i rritet njohja tek qytetarët“.
E zbatimi i strategjisë ka nisur me disa faqe të hapura rishtazi për fushatë, sic janë „Zëri i Mitrovicës“, „Mitrovica Today“ të cilën e shpërndau edhe Faton Peci, „Minatori Press“, „Mitrovica Ime“ për të cilat nuk dihet kush i ka hapur, si dhe faqja e partisë Guxo në Mitrovicë. Po ashtu, janë hapur qindra profile fallco, për nevojat e realizimit të kësaj strategjie.
Duhet theksuar se kjo strategji ka ndërruar pasi u panë rezultatet e sondazhit të realizuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, e cila Faton Pecin e nxjerr mjaft dobët.