E rrënqeth Pecin militanti i VV-së: Po e bojkotojnë urën e re, mos te ishit ardhë ju, Kosova nuk ekzistojke!

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar positmin e bashkëbisedimeve me qytetarë të ndryshëm të Mitrovicës.

Pas videos së djeshme me një haxhi të nderuar, sot Peci ka postuar një video të një militanti, i cili shpreh pretendimet të çuditshme.

Militanti në fjalë i ankohet Pecit se përkrahësit e partive tjera qëllimisht nuk po shfrytëzojnë urën e re që Qeveria Kurti e ka ndërtuar mbi lumin Ibër.

“I lumi Allah e ka çu, qysh thojnë treni i fundit u kanë për Kosovë. Mos të ardhshit ju, veriu, Kosova faktikisht nuk ekzistojke”, thotë militanti.

Më pas, i tregon për bojkotimin e urës nga qytetarët.

“Edhe këtë urën e re që u maru po e bojkotojnë, o burri i dheut. As me kerre nuk janë tu i ra bre, pasha Pereninë”, shprehet ai, duke bërë me gisht.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë