Policia zhvillon aksion të madh kundër heroinës, bastisen disa lokacione

Aktualisht po zhvillohet një aksion i madh i Policisë së Kosovës në disa lokacione në vend.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se janë duke u bastisur disa lokacione të ndryshme, ndërsa në terren ndodhen njësi të shumta të policisë, përfshirë njësitë speciale dhe hetuesinë.

Sipas burimeve, arsyeja e aksionit është lufta kundër trafikut të heroinës.

Sinjali mëson se babë e djalë janë cak i aksionit policor; bëhet fjalë për Keli dhe Erold Bajramin

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari i fundit që u ndalua për rrahjen masive në Prizren, po ruhet në spital nga Policia