Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Dita e martë në Kosovë pritet të karakterizohet me stabilitet të plotë atmosferik dhe temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore.
Mëngjesi do të jetë i freskët me temperatura minimale deri në 11 gradë Celsius, kurse dita kryesisht me diell dhe mjaft e nxehtë, me temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Marta pritet të sjellë mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të jenë verore, ndërsa vranësira të pakta lokale paraqiten pasdite zonave malore.
E Mërkura po ashtu do të jetë e nxehtë, me diell, megjithatë vranësirat do të fillojnë të shfaqen lokalisht herë pas here.
Të enjten diell dhe vranësira të cilat edhe mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje graduale./MeteoBallkan