Këta janë të arrestuarit për përleshjen në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar pas përleshjes që ndodhi mbrëmë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, ku tre anëtarë të një familjeje mbetën të lënduar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Avni Barani rreth 62-vjeçar dhe Sinan Hoxha rreth 43-vjeçar, të cilët dyshohen se u përfshinë në përleshjen ku viktima mbetën B.M. rreth 49-vjeçar, O.M. rreth 20-vjeçar dhe B.M. rreth 50-vjeçar.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë