Gjeneral Kingji: Kosova mbetet për Shqipërinë një çështje parësore e interesit strategjik kombëtar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka vlerësuar nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe FSK-së gjatë një takimi me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Sinjali.

Kingji tha se është shprehur përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, ku së shpejti pritet të finalizohet plani trevjeçar në këtë drejtim.

Ai theksoi se politika e dyerve të hapura mbetet parimi themelor i kësaj nisme dhe se anëtarësimi i Kosovës, i merituar dhe tashmë i vonuar, do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

“Kosova mbetet për Shqipërinë një çështje parësore e interesit strategjik kombëtar, dhe si e tillë është gjithmonë temë diskutimi në çdo takim, forum apo nismë rajonale ku përfaqësohet vendi ynë.”, shkroi ai mes të tjerash.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim