Xheneta dyshon për magji të zezë në banesën e saj: Kurrë nuk flej rehat

Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në banesën e saj.

Këtë e bëri të ditur gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, të cilën e pyeti nëse besonte në ‘sehire’.

Pavarësisht se Malësorja iu përgjigj “jo”, Xheneta tregoi për disa rrethana të çuditshme me të cilat është përballur në banesën e saj.

“Se mua po më doket që dikush më ka bërë diçka në këtë banesë se si vij në shtëpi ‘tem’, unë kurrë nuk ‘flej’ rehat. Natën shoh ëndrra, kur i shoh ata njerëz, që kurrë si kam pa”, i thoshte ajo Malësorës, derisa kjo iu përgjigj se mund të jenë: “Hasëm”.

“Kudo që shkoj në pushim, në hotel, në Shqipëri ose me ndonjë banesë të një shoqeje, unë gjithmonë flej normal”.

“Njerëz kam hall të madh unë, e kam ‘thirrë’ një pastruese, edhe unë edhe ajo ‘dyat’ bashkë. E kam fshi në t’tona anët mos m’ka qitë dikush ‘najsen’ në shpi, e ‘kurgjo’. ‘Sum flen’, shoh ëndrra 500 njerëz brenda një nate i shoh.”, tregoi ajo.

Lexo edhe:  “Je kamion me eshtra”, Egla merr komentin e rëndë nga Françeska