Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke këqyrë Deutsche Welle’n

“Luftëtar të rrejshëm”, e quajti ish-diplomati, Avni Arifi, deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Për kohën e burgosjes së Kurtit në vitin 1999 nga policia serbe pasi kishte dhënë dorëheqje nga zyra e Adem Demaçit, Arifi tha se është arrestuar “duke këqyr Deutsche Welle-n”.

”Ai ka mund të jetë pjesëmarrës, ka mund me qenë i internuar sepse ka qenë në zyrën e Adem Demaçit dhe kontribut sikur Kurti kanë dhënë shumë mirëpo komandant? – ai m’flet për lista të rrejshme, kur vet ka qenë veteran i rrejshëm?!”, tha Arifi në Rubikn.

”Ai është veteran i rrejshëm, luftëtar. Është burgos duke e kqyr Deutsche Welle-n n’banesë”.

Lexo edhe:  Mitrovicalia e mashtron gjilanasin, ia merr 6 mijë euro por s’ia dërgon veturën që e shiti