Plas sherri në QKUK: Infermieri përfshihet në përleshje me një 21-vjeçar, përfundon në Polici si i dyshuar

Incidentet në klinikat e QKUK-së e spitalet e përgjithshme në Kosovë nuk janë edhe të rralla. Përleshje të tilla kemi parë qoftë mes punëtorëve shëndetësorë, apo edhe me pacientët e familjarët e tyre, që shpesh i kanë çuar ata edhe të japin dorëheqje si pasojë e presionit publik, raporton Gazeta Sinjali.

Këso ngjarjesh siç duket nuk kanë të ndalur, si pasojë e mosmarrëveshjeve që krijohen shumë shpesh në hapësirat e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Klinikën e Gastroenterologjisë, ku është përfshirë një infermier, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për sulm dhe kanosje, mëson Sinjali nga burimet brenda QKUK-së.

Burimet thonë se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa njësi policore u desh të intervenonin në një përleshje që kishte ndodhur mes një 21-vjeçari R.J., (shoqërues) dhe infermierit A.B., të cilët si pasojë e një debati verbal mes tyre, dyshohet se u përleshën dhe eskaluan deri në kërcënime.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhur pas një zënke, por që i kushtoi infermierit të dyshuar, i cili u kap me personin tjetër dhe përfunduan në Polici si të dyshuar.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policore, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me motivin e ngjarjes, i cili akoma është i panjohur, si dhe me informacionet e para se si erdhi deri te përleshja që alarmoi pacientët e stafin brenda klinikës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj infermierit të dyshuarit të iniciohet rasti në drejtim të veprave penale “Sulm dhe kanosje”, teksa ndaj të dyshuarit 21-vjeçar të hapet rasti si “Kanosje”, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Ramabaja eskalon ndaj Arifit: E ke gruan me shami