22-vjeçari kapet duke shtënë me armë në aheng familjar në Novobërdë
Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmë në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 00:40, një patrullë policore që po kryente kontroll në afërsi të shkollës së fshatit dëgjoi të shtëna me armë zjarri dhe u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
Në një aheng familjar, policia zbuloi se Endrit Mustafa, 22-vjeçar kishte shtënë me një armë zjarri.
Arma është dorëzuar vullnetarisht nga të pranishmit, së bashku me: 10 gëzhoja të shkrepura, 6 fishekë të pa shkrepur.
I dyshuari është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i paautorizuar i armës”.
Hetimet janë duke vazhduar.