Vritet një 40 vjeçar kosovar me armë, Policia jep detaje
Një vrasje ka ndodhur në fshatin Balaj të Ferizajt, ku i vrarë ka mbetur një 40-vjeçar.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisië për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli bëri me dije se është arrestuar i dyshuari dhe se kanë nisur hetimet mbi rastin.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka deklaruar Veseli.