Rubin: Në ’99-tën, mësova për marrëdhëniet e CIA me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai përmendi se zyrtarë të zbulimit amerikan ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”.

Lexo edhe:  Gruaja nga Malisheva raporton se u kanos në market nga bashkëshorti