Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshë të hershme zyrtarja komunale, Bukurije Koshtova

Ndërron jetë në moshë të hershme njëra prej zyrtareve më të përkushtuara të komunës së Skenderajt, Bukurije Koshtova.

E njohur për buzëqeshjen e saj të ngrohtë, qetësinë dhe dritën që sillte me praninë e saj, znj.

Koshtova ishte një punëtore e zellshme dhe shembull i përkushtimit në shërbim të qytetarëve të Skenderajt.

Me ndarjen e saj të parakohshme nga jeta, ajo lë pas kujtime të paharruara te kolegët dhe bashkëqytetarët, të cilët do ta mbajnë mend gjithmonë si një njeri të mirë dhe të dashur.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në varrezat e fshatit Koshtovë në ora 14:00.

Lexo edhe:  Dyshohet se vodhi derivate nga një kamion, bie në pranga 45-vjeçari në Podujevë