Gruaja nga Vushtrria denoncon ish-bashkëshortin për dhunë dhe kanosje, shpallet në kërkim nga policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku viktimë ka qenë një grua 51-vjeçare.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 13 shtator 2025, rreth orës 15:00, S. H. rreth 51-vjeçare ka raportuar në Stacionin Policor të Vushtrrisë se është kanosur me fjalë nga ish-bashkëshorti i saj, N. H. rreth 54-vjeçar.

Ajo ka deklaruar se është e ndarë nga bashkëshorti prej një viti e gjysmë dhe gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka pasur probleme me të. Sipas saj, edhe para dy muajve ai kishte ushtruar dhunë fizike, por ajo nuk e kishte raportuar deri më tani.

Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarin, mirëpo ai nuk është përgjigjur. Ndërkohë, është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është evidentuar në kërkim policor.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Mjekja e QMF-së në Istog cak i vjedhjes, një person ia merr çantën e krahut me para dhe dokumente