Zyrtare: Frikë nga trazirat në Beograd, serbët vendosin që ndeshja me Shqipërinë të luhet në Leskoc

Ndeshja e radhës mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet në Beograd, siç ishte parashikuar fillimisht, për shkak të frikës nga trazirat dhe tensionet e larta në kryeqytetin serb.

Federata serbe ka vendosur që takimi të zhvendoset në qytetin e Leskocit.

Leskoci ndodhet rreth 100 kilometra nga Prishtina dhe ka një histori të veçantë për shqiptarët. Deri në vitin 1878 ky rajon ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarë, para se Serbia të kryente një nga spastrimet më të dhunshme të popullsisë vendase.

Edhe sot, shumë familje nga Kosova e kanë prejardhjen nga Leskoci, Nishi, Kurshumlia dhe rrethinat e tyre. Nga ky rajon kanë ekzistuar dikur fshatra si Zhegrovë, Xhakë, Paçaradë, Rashicë e të tjera, emrat e të cilave u bartën si mbiemra nga shqiptarët e dëbuar me dhunë.

Lexo edhe:  Ky është personi i dyshuar për plagosjen e dy serbëve