Ish-ambasadori holandez në Kosovë, merr pjesë në protestën në Hagë: UÇK ishte çizma e NATO-s

Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale.

Ai foli rreth një bisede që pati asokohe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Bosch i kujtohet t’i ketë thënë Thaçit se nuk duhet të jetë i shqetësuar.

“Sepse unë i thashë se nëse do të jetë një gjykatë e drejtë t’i do të lirohesh, për shkak se nuk ka prova”, deklaroi Bosch para pjesëmarrësve.

“UÇK ishte çizma e NATO-s dhe NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna