Lulzim Hetemi përfundon në Polici, u kap me një qytetar në hyrje të Mitrovicës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në këto momente në Stacionin Policor në Mitrovicë të Jugut.

Arsyeja përse u shoqërua në Stacion policor është incidenti me një qytetar, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë se Lulzim Hetemi po intervistohet në Polici.

Ndërkohë, edhe pala tjetër është shoqëruar në Polici bashkë me kryetarin e Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur në hyrje të Mitrovicës nga lagjja Kolloni.

Lexo edhe:  Ky është 59 vjeçari Mursel Duraku, që vdiq në aksident në Gjermani