Mitrovica e “bojkoton” Pecin, derisa mbante fjalimin shihen shumë karrige të zbrazëta në tubimin hapës të fushatës
Lëvizja Vetëvendosje sot ka hapur në Mitrovicë fushatën për zgjedhje lokale të 12 tetorit.
Por, hapja e kësaj fushatës duket se nuk ka shkuar ashtu siç kishte planifikuar partia e Albin Kurtit.
Fotografitë që ka postuar portali lokal “Jepi Zë” tregojnë se numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë tubim.
Derisa kandidati i VV-së, Faton Peci, e mban fjalimin e tij, shihen shumë karrige të zbrazëta.