E frikshme: Incident në aeroplanin nga Stuttgarti, mezi ateroi në Prishtinë pasi iu prish goma

Një incident ka ndodhur të enjten në fluturimin nga Shtutgarti drejt Prishtinës.

Sipas raportimeve të Klina.info, aeroplani ka tentuar të ulet plot tri herë për shkak të një defekti tek gomat.

Burime brenda Aeroportit të Prishtinës, për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se ka pasur probleme teknike në aeroplanin drejtimit Shtutgart-Prishtinë.

Derisa burime të tjera të Klan Kosovës, kanë thënë se mbrëmë janë alarmuar të gjitha institucionet, derisa është lajmëruar edhe Klinika Emergjente për çdo rast dhe kanë qëndruar në gatishmëri.

Shihni videon e plotë: https://www.facebook.com/share/r/16BGENBhVZ/?mibextid=wwXIfr

Lexo edhe:  Tentim vrasje në lokalin “N’Terasë” në Gjilan: 19-vjeçari theret me thikë, dërgohet me urgjencë në spital