Dua Lipa e vesh fanellën e Bayernit, klubi ‘mahnitet’: E kuqja është definitivisht ngjyra e jote

Bayern Munichu ka ndarë me ndjekësit një fotografi të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, e cila shihet e veshur me fanellën e gjigantit bavarez.

Klubi gjerman e shoqëroi këtë postim me një mesazh për yllin shqiptar.

“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare në rrjetet sociale, duke ia përcjellë postimit edhe dy “emoji”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është rritur në Angli, është tifoze e futbollit.

Lexo edhe:  Xheneta la të nënkuptuar se Gjesti dhe Egli qëndrojnë në hotelin ku ajo është vendosur: Nuk e di kush kë po e ndjek